Grupe të kontrollit të Inspektoriatit të Shëndetësisë nga drejtoria e përgjithshme në Tiranë kanë mbërritur në Shkodër duke bërë kontrolle në disa prej hoteleve dhe restoranteve më të mira jo vetëm në Shkodër por edhe në rang kombëtar apo edhe jashtë kufijve. Kështu grupet e ISHSH kanë zhvilluar një kontroll në hotelet me 4 dhe 5 yje në Shkodër të cilat në fakt prej vitesh janë ndër më të mirat në vend. Edhe pse ofrojmë një shërbim të standardeve të larta në çdo aspekt të mundshëm, Inspektoriati i Shëndetësisë vjen dhe kontrollon hotele si “Golden Palace”, “Colosseo” apo të tjera të ngjashme. Në fakt pas kontrolleve grupet e ISHSH nuk kanë konstatuar asnjë parregullsi si dhe kanë vlerësuar të gjitha shërbimet e mundshme që ofrojnë këto hotele që i bëjnë nder Shqipërisë. Mjafton të lexojmë vetëm komentet e turistëve të huaj të pafund edhe vetë shqiptarëve që pushojnë në këto hotele për të kuptuar nivelin dhe standardin që ofrohet. Ajo që mbetet problem në këtë rast është përse ISHSH zgjedh që të kontrollojë hotele të këtij niveli në mënyrë selective duke harruar me dhjetra hostele në qytete apo bujtina në zona malore. Në këto njësi akomoduese shërbimi shpesh herë është i një niveli të turpshëm, duke nisur që nga higjena dhe deri tek përdorimi i substancave të ndaluara narkotike që ofrohen edhe nga vetë menaxherët e këtyre njësive. Po ashtu edhe ato njësi të këtij niveli që ofrojnë ushqim nuk kanë asnjë lloj kontrolli nga institucion dhe nuk janë të pakta rastet kur turistët apo edhe vizitorët vendas helmohen dhe përfundojnë spitaleve apo mbesin tërësisht të pakënaqur nga higjena dhe shërbimi aspak i duhur. Inspektoriati i Shëndetësisë është i mirëpritur të kontrollojë hotelet me 4 dhe 5 yje sa herë që të kenë dëshirë sepse standardi i lartë nuk mbahet për hatër të këtyre institucioneve por për t’i ofruar turistëve por edhe vendasve një shërbim që nuk dallon aspak nga hotelet më të mira të Europës dhe kjo ka vite që është përmbushur në Shkodër. Përpara se të mbërrijnë tek këto hotele, ISHSH duhet të bëjë punën e saj tek hostelet dhe bujtinat e rrezikshme. Po ashtu janë me qindra njësi të tjera në Shkodër të cilat nuk paguajnë asnjë lloj takse dhe ofrojnë banesat e tyre për turistët pa asnjë lloj sigurie dhe pa paguar asnjë detyrim ndaj shtetit shqiptar pasi janë të paregjistruar por në internet mund të gjenden fare lehtë. Hotel “Golden Palace” dhe “Colosseo” do vijojnë që të jenë në lartësinë e duhur si hotelet më të mira në vend pavarësisht kontrolleve që ushtrojnë institucionet në mënyrë selective.

Artikulli paraprakBANORËT: LIRONI ISH KRYEBASHKIAKUN TUCI
Artikulli tjetërPLAGOSET 24 VJEÇARI NË LEZHË