DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 15 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 17 vjeç, banues në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka hedhur fishekzjarrë tek sheshi “2 Prilli”, Shkodër.

Shkodër/Gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit A. G., 58 vjeç, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA PRITI 9.54 MLN TURISTË TË HUAJ NGA JANARI NË NËNTOR! RAMA: MBI 500 MIJË VETËM NË NËNTOR, PROVË E VIZITORËVE NË ÇDO STINË
Artikulli tjetërVOTIMI I NDRYSHIMIT TË RREGULLORES SË KUVENDIT DHE MARRËVESHJA ME ITALINË PËR REFUGJATËT, ZBULOHET POROSIA E RAMËS PËR DEPUTETËT