Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 20 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar një 23-vjeçar, se shtetasi T. H. e ka kanosur.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.D., 47 vjeç, banues në Koplik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.