5 nëntori shënon datën e mbylljes së aplikimeve për lotarinë amerikane. Në qytetin e Shkodrës ka patur një rënie të numrit të aplikuesve që duan të përfitojnë nga kjo lotari bën të ditur konsulenti Roni Gjeçaj. Sipas tij një rënie e tillë ka ardhur si shkak I ofrimit të mundësive të tjera për emigrim brenda vendeve të Europës.
Kanadaja është shteti I cili po ofron më shumë mbështetje për emigrantët bën të ditur konsulenti Gjeçaj dhe një gjë e tillë ka bërë shumica prej tyre të drejtohen edhe në këtë shtet.
Aplikimet për të fituar vizën amerikane janë hapur që prej datës 2 tetor dhe mbyllen pasditen e kësaj të marte. Kërkesa për të aplikuar për lotarinë këtë vit ka pësuar rënie si shkak I mundësive më praktike për punë brenda Europes me anë të kontratave disa mujore ose vizave turistike bën të ditur konsulenti Roni Gjeçaj.