Ky është koncerti i grupit muzikor Touch N’Go të Forcave Ajrore amerikane i zhvilluar në kalanë Rozafa në Shkodër. Ky koncert kulmoi aktivitetet në kuadër të Javës së Amerikës në qytetin e Shkodrës.

I pranishëm ishte Zëvendës Ambasadori Amerikan në Tiranë Demian Smith i cili tha se lidhjet mes SHBA dhe Shqipërisë janë më të forta se kurrë. Zëvendës Ministrja e Kulturës Meri Kumbe u shpreh se Java e Kulturës Amerikane pasuroi këto ditë Tiranën dhe qytetin e Shkodrës.

Festa nën ritmet e muzikës të grupit Touch N’Go në kalanë Rozafa vijoi deri në orët e mbrëmjes duke argëtuar ata që morën pjesë në këtë koncert.

Artikulli paraprakJAVA E AMERIKËS NË SHKODËR, KONCERT DHE LOJËRA
Artikulli tjetërSHKODËR, VOTIMI PËR KRYETARIN E PD TË RITHEMELMIT