Java Kulturore e Malit të Zi në Shqipëri u përmbyll në qytetin e Shkodrës me shfaqjen teatrale “Buttterfly”.

I pranishëm në këtë shfaqje ishte Ministri për Diasporën i Malit të Zi Mirsad Azemoviç i cili deklaroi se gjatë kësaj jave kulturore malazeze janë vënë në pah lidhjet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Drejtuesi i shoqatës “Montenegro” në Shkodër Alban Sekja u shpreh se në të ardhmen aktivitetet e përbashkëta do të jenë më të mëdha.

Shfaqja “Butterfly” në teatrin “Migjeni” nga Nikolai Gogol kishte në qendër temën “shpërbërja e familjes ose iluzioni i lirisë”, një shfaqje kjo konsistente dhe e përmbledhur e cila krijoi hapësirë për të ngritur shumë pikëpyetje.

Artikulli paraprakTURISTËT E HUAJ NUK MUNGOJNË AS PËRGJATË MUAJIT NËNTOR, TË PREFERUARA OBJEKTET HISTORIKE DHE KULTURORE! RAMA: KËTË VIT U MIKPRITËN MBI 1,2 MLN VIZITORË NË KËTO SITE
Artikulli tjetërDITA E DYTË/ DO TË DËSHMOJË NË KOMISIONIN HETIMOR, JA MOMENTI KUR ILIR BEQAJ MBËRRIN NË KUVEND