Kjo valixhe nuk është e thjeshtë si gjithë të tjerat por mbart brenda të gjithë jetën artistike, familjare dhe shoqërore të aktorit të teatrit “Migjeni” Enver Hyseni.

Siç e thërrasin të gjithë, Dome, ashtu e ka quajtur edhe regjisori Stefan Çapaliku këtë monodramë të shkruar posaçërisht për aktorin Enver Hyseni i cili erdhi me këtë pjesë në qendrën rinore Arka

Regjisori Çapaliku tregon arsyet përse zgjodhi që jetën e aktorit Enver Hyseni ta sjellë me këtë vepër teatrore.

Vetë aktori Enver Hyseni thotë se këtë vepër e ka dhuratë nga regjisori Stefan Çapaliku që para dy vitesh kur doli në pension.

Jeta e aktorit Enver Hyseni është një kalvar i gjatë ashtu si fati i shumë aktorëve të tjera shqiptar të cilët asnjëherë nuk arritën që të jenë të plotësuar pavarësisht kontributit të tyre të madh në jetën artistike.

Artikulli paraprakQYTETARËT: E PRESIM NË SHTËPI NDËRRIMIN E VITEVE
Artikulli tjetërLEZHË, SENSIBILIZIM PËR GRUAN ME KANCER