Ekipi I vajzave dhe djemve në volejboll në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër janë shpallur fitues të “Kampionatit të Pavarësisë” të organizuar prej tre ditësh nga bashkia Shkodër.

Pas 17 ndeshjeve të luajtura ng ekipet e shkollave të mesme të qytetit dhe njësive administrative, të rinjtë e gjimnazit “Jordan Misja” u shpallën fitues në ndeshjet e volejbollit. Për kapitenen e ekipit të vajzave, Edna Erkoçi, gara ishte e vështirë ndërsa tregon se e sheh veten si një volejbolliste profesioniste në të ardhmen.

Marian Preçetaj, kapiten I ekipit të djemve është I gëzuar për fitoren ndërsa tregon se nuk e sheh veten si volejbollist në të ardhmen e afërt.

“Kampionati I Pavarësisë” u organizua për tre ditë rresht në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në kuadër të Javës së Pavarësisë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, BIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” PROJEKT PËR FËMIJËT
Artikulli tjetër“HALLI I LULIT ËSHTË TË SQAROJË NËSE KA 4 APO 5 VILA”/ PD I PËRGJIGJET VELIAJT