Këngëtarja shkodrane Lorenca Preçi në përfundim të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” zhvilloi një koncert në sallën e kësaj shkolle që i shërben për të ardhmen e saj. Ky aktivitet u quajt diplomë koncert ndërsa Lorenca Preçi solli disa prej pjesëve më të njohura të muzikës botërore por edhe shqiptare

Mësuesja e kantos e Lorenca Preçit, Diana Bilali u shpreh se që në fillim Lorenca ishte një këngëtare e cila tregoi shumë shpejt vlera e saj duke arritur që të jetë fituese e disa çmimeve

Vetë këngëtarja që realizoi këtë koncert diplome tregon ëndrrën e saj për të kapur skenat e mëdha botërore të muzikës klasike.

Në këtë koncert të udhëhequr nga Gjon Shllaku dhe Vera Kaftalli ishin të ftuar instrumentistët Anxhelo Preçi, Sidrit Domni, Bledar Çupi, tenori Ivan Tanushi dhe baritoni Lukë Mllugja.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA ME PIKTURA “PRANVERË ART”
Artikulli tjetërFRPD LEZHË DHURON GJAK PËR FËMIJËT TALASEMIKË