Situata aktuale në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës sa i përket kabllove elektrike është tejet shqetësuese.

Konkretisht në rrugën “Don Bosko”, e njohur si rruga pranë Gjykatës është kthyer në një vend të rrezikshëm për të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë rrugë në orë të ndryshme të ditës.

Kallbot elektrike të varura në të gjitha shtyllat eletrike të kësaj rruge janë në fakt përgjegjësinë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dega Shkodër, por prej vitesh, nuk ka patur asnjë ndërhyrje për përmirësimin e kësaj situate.

Qytetarwt shprehen se tashmw ka adhur koha qw insitutcionetpwrgjegjwse tw marrin masat e duhura pwr zgjidhjen e kwtij problemi.

Frika e kontaktit me rrymën elektrike prej vitesh është prezente për të gjithë kalimtarët e kësaj rruge, por edhe për banorët e kësaj lagje.

Mjafton të ngresh kokën lart sapo hyn në rrugën Don Bosko dhe do përballesh me grumbuj kabllosh të cilët kanë marrë pamjen e një rrjete gjigande të merimangës.

Edhe pse një situatë e tillë ka vite që është prezente sërish institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur. Rruga “Don Bosko” nuk është e vetmja që shfaq problematika të tilla, ndaj ndërhyrja e institucioneve shihet si domosdoshmëri në këtë rast.

Artikulli paraprakTUZ,LIDERËT: BASHKIMI NA SOLLI FITOREN
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI PROMOVON MUNDËSITË E INVESTIMEVE