Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadija ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Tonight” në Star Plus Televizion përballë gazetarit Erzen Koperaj. Kadija duke folur për këshillin bashkiak që ka 51 anëtarë të majtë tha se nuk ka arsye që të bëhet një pengesë për punën e bashkisë Shkodër apo jetës lokale të qytetit
Kadija foli edhe për kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi duke thënë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve apo Presidenca ende nuk janë shprehur për këtë çështje dhe këshilli nuk ka akoma një vendimarrje për Ademin
Kryeministri Rama tha Kadija duke folur për drejtorët rajonal të Shkodrës i ka kërkuar atyre dorëheqjen në mënyrë që institucionet të kenë një qasje të re dhe persona me integritet që do të përzgjidhen nga Komisioni Qytetar
Këshilli Bashkiak i Shkodrës mbledhjen e radhës e ka me 9 tetor teksa do të diskutojë projekt vendime që nuk janë miratuar në mbledhjet e mëparshme të këshillit të vjetër.