Projekti për “Pastrimin e Kanaleve Kulluese nga Bashkia Shkodër” i cili vitin e kaluar u shtri nëpër të gjitha njësitë administarative përfshiu edhe atë të Gurit të Zi.
Ishte muaji Nëntor i 2018-ës, kur kanalet kulluese u pastruan nga bimësia, shkurret anash tij por edhe nga mbetjet e sjella nga uji.Pastrimi i këtij kanali u tha se është i një rëndësie të vecantë duke pasur parasysh se Guri i Zi është një terren i kërcënuar nga përmbytjet.
Ndërkohë sot pa u bërë 6 muaj nga aksioni për pastrimin e tyre, këto kanale janë rikthyer sikur më parë.Veç mbetjeve të zakonshme urbane, shtratin e tij po e zënë edhe goma makinash, apo edhe kafshë të ngordhura.Pamjet janë filmuar këtë të Hënë dhe tregojnë qartë se si banorët e papërgjegjshëm të fshtrave Kuc e Vukatanë të njësisë administrative
Gur I Zi I hedhin mbetjet urbane në këtë kanal.Pavarësisht nismave të Bashkisë Shkodër, kanalet e kullimit në këtë njësi vazhdojnë që të shfaqin probleme të theksuara , ku përvec mbetjeve të hedhura rritja e bimësisë ka sjellë bllokimin e tyre.
Pastrimi i këtyre kanaleve që u bë pak muaj më parë nga bashkia Shkodër do të sillte një impakt pozitiv në bujqësi dhe do të ndikonte në parandalimin e përmbytjeve në shumë zona mirëpo papërgjegjshmëria e banorëve sic ndodh rëndom në vendin tonë, bën që pasojat të marrin përmasa të mëdha duke krijuar kështu edhe një ndotje masive që mund të shkaktojë edhe epidemi kur jemi në prag të stinës së verës