Në muajin janar kalaja “Rozafa” ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve gjatë dy viteve pandemi. Helidon Sokoli, përgjegjës I parqeve arkeologjike në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër bën të ditur se gjatë kësaj periudhe 2339 vizitorë e kanë vizitura këtë monument kulture, rreth 900 më shumë se një vit më parë.
Përgjegjësi Sokoli shton se pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Europa Qendrore.
Përveç përmirësimit të situatës së krijuar nga pandemia, në rritjen e numri të vizitorëve ka ndikuar edhe përfshirja e kalasë “Rozafa” në guidat e shumta turistike brenda dhe jashtë vendit.