Skuadra e Vllaznisë në sportin e Tawkwondo organizoi kampionatin ndërkombëtar “Shkodra Open” me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga katër shtete të ndryshme dhe 260 sportistë. Trajneri i Vllaznisë Eljon Puka shprehet se ky aktivitet i këtyre përmasave zhvillohet për herë të parë në Shkodër.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli i uroi mirëseardhjen ekipeve dhe sportistëve pjesëmarrës në qytetin e sportit.
Në fund të këtij kampionati ndërkombëtar “Shkodra Open” në sportin e taekwondo u shpallën edhe fituesit sipas moshave nga të vegjlit deri tek të rriturit ku sportistët e Vllaznisë bënë një paraqitje dinjitoze.