Pavarësisht nismave të Bashkisë Shkodër, kanalet e kullimit vijojnë të mbeten të bllokuara si pasojë e mospastrimit.

Dhjetra kanale kulluese dhe vaditëse në njësinë administrative Berdice por edhe ne shume njesi te tjera, po rrezikojnë të dalin jashtë funksionit duke shfaqur probleme të theksuara , ku përvec mbetjeve të hedhura rritja e bimësisë ka sjellë bllokimin e tyre.

Një gjë e tillë ka sjellë probleme të vazhdueshme sidomos në stinën e të mbjellave kur uji i ka përmbytur prodhimet duke mos patur vend se ku të shkarkohet.

Aktualisht fermerët kanë vijuar mbjelljen e tokave bujqësore, ndonëse ekziston frika e përmbytjeve për shkak të kanaleve të bllokuara edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave, për të cilat në verë janë dhe shkak për burim infeksionesh.

Duket se ish-komunat, sot njësi administrative nuk kanë patur asnjëherë fonde të mjaftueshme për të ndërhyrë duke bërë që më me qindra hektar tokë të ngelet djerrë për shkak të mungesës së vaditjes dhe kullimit.

Po hyjmë në stinën e shirave dhe banorët i ka mbërthyer paniku,për faktin se ky është kanali i cili mbledh të gjitha ujrat që shkarkohen dhe në rast se nuk meren masa në kohën e duhur rreziku për të përmbytur zonën është evident.

Duke qëndruar i mbyllur ky kanal nuk lejon rrjedhjen normale të ujit,ndërsa hapja e tyre është diçka që i mungon shumë zonave urbane,ndaj është koha më e përshtatshme që institucionet përgjegjëse,të nisin punimet në kanalet kulluese të zonës së Shkodrës me qëllim shmangien e përmbytjeve,me afrimin e stinës së dimrit.

Pastrimi i kanaleve kulluese është i domosdoshëm për ti paraprirë çdo situate të vështirë,me rikthimin e reshjeve të shiut.Përgjatë aksit Shkodër-Velipojë, mungesa e pastrimit, ka bërë shpeshherë që vërshimi i ujërave të përmbytë dhjetëra hektarë toka bujqësore, ku Bërdica është një ndër ato zona e cila ka qënë ndër më të prekurat nga fenomeni i përmbytjeve.

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, BANORËT ANKOHEN PËR MBIFATURIME TË ENERGJISË
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, NDRYSHIME NË PËRFITIMIN E SAJ