Pesëmbdhjetë gra e vajza shkodrane, një pjesë prej të cilave kanë kaluar kancerin e gjirit u bënë pjesë e ekspozitës së quajtur “Unike” realizuar në teatrin “Migjeni” në Shkodër në kuadër të tetorit rozë, muajit kundër kancerit të gjirit duke pranuar që të fotografohen për t’u bërë pjesë e kësaj ekspozite të guximshme.

Ekspozita “Unike” u realizua nga qendra e grave “Hapa të Lehtë” në Shkodër si një mesazh për ato gra dhe vajza që nuk kanë mundësi aksesi edhe pse kontrollet e mamografisë janë falas.

Fotografitë e grave dhe vajzave u mundësuan nga fotografja Iden Temali e cila nuk nguroi në asnjë sekond t’i bashkohet këtij projekti.

Gratë dhe vajzat që janë pjesë e kësaj ekspozite mbajnë edhe lule të mundësuara nga Arjola Duma e cila thotë se si qëllim ka patur të ndërthur forcën e femrës me bukurinë e luleve.

Një ekspozitë e tillë në Shkodër në kuadër të tetorit rozë realizohet për herë të parë si shenjë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për të gjitha gratë dhe vajzat në luftën ndaj kancerit të gjirit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KANCERI I GJIRIT, “SI MI MBYLLËN DYERT SPITALET”
Artikulli tjetërDOZA E TRETË, TË MOSHUARIT: GATI EDHE PËR TË KATËRTËN