Kjo është Fatmira Vata, një grua shkodrane e cila ishte pjesë e ekspozitës Unike por që gjithashtu në vitin 2018 u përball me kancerin e gjirit. Fatmira edhe pse me vështirësi arriti që t’ia dalë por problemet me të cilat u përball në spitalet shqiptare janë të shumta.
Një tjetër rrëfim vjen nga Kujtime Nurja e cila është prekur dy herë nga kanceri por ia ka dalë që të triumfojë pavarësisht vështirësive.
Dy ish pacientet në mesazhin e tyre për gratë dhe vajzat e tjera kërkojnë që askush të mos neglizhojë kontrollin tek mjekët dhe mamografinë si e vetmja mënyrë për ta parandaluar në kohën e duhur.
Një pjesë e grave që kanë arritur ta kapin në kohë kancerin e gjirit kanë arritur që të shpëtojnë por shumë të tjera të cilat ose nga neglizhenca, tabutë apo edhe mungesa e informacionit ndikuar nga kushtet ekonomike dhe sociale kanë humbur jetën.
Shifrat në Shkodër por edhe rang kombëtar vijojnë të jenë shqetësuese ashtu siç edhe ndërgjegjësimi është ende i ulët.