Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike në Shkodër është përfshirë në procesin e zgjedhjes për kryetarin e PD ndërsa ky proces është zhvilluar edhe në Malësinë e Madhe dhe Vau Dejës. Në Shkodër nga 9 kandidatë kanë mbetur vetëm katër të tillë sepse 5 prej tyre u tërhoqën nga gara. Kështu në garë janë Arben Lushaj, Gjenarin Kapcari , Vildana Gushta dhe Elvis Deda. Katër kandidatët të gjithë bashkë dhanë një mesazh përbashkimi ndërsa pranuan se gara mbetet e forte.

Kandidatët tregojnë se përse demokratët duhet t’i besojnë votën e tyre në këtë proces.

Në bashkinë Shkodër kanë të drejtë vote 3 mijë anëtar që janë aktiv ndërsa procesi ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe do vijojë deri në orën 19:00.

 

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 25.04.2022
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, “PJESËMARRJA MBI 90% E DEMOKRATËVE”