Kompanitë Call Center të cilat kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish do të jenë në fokusin e kandidatit të PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati. Një prej takimeve kandidati Bushati e zhvilloi tek Opportunity Group duke marrë mbështetjen e plotë të të rinjve të cilët janë të kualifikuarnë fushën e teknonlogjisë dhe inovacionit. Kandidati Bushati ofroi mbështetjen e plotë për të rinjtë.
Adminsitratori i kompanisë FAMIKO GROPUP Nin Kokaj tha se bashkia Shkodër deri më tani nuk ka bashkëpunuar me këtë biznese edhe pse kanë ofruar financimin e tyre për projekte të ndryshme.
Edhe të rinjtë të cilët kanë patur ide inovative për qytetin e Shkodrës thonë se nuk janë pritur nga ana e bashkisë. Kandidati Bushati i siguroi ata se dyert e bashkisë Shkodër do të jenë gjithmonë të hapura.
Kandidati i PD Bushati mori mbështetjen e plotë e të rinjve të cilët janë pjesë e kompanisë Opportunity Group.