Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia është pritur në një takim nga banorë të lagjes “Kiras” në qytetin e Shkodrës.

Kandidati Spahia deklaroi përpara banorëve se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është momenti për ta çliruar Shqipërinë nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij duke ftuar gjithë qytetarët që të votojnë PD-në.

Spahia u shpreh se duhet që të gjithë bashkë ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e duhura nga degradimi prej 8 vitesh që sipas tij ka bërë qeveria e Edi Ramës.

Artikulli paraprakM. MADHE, VAKSINOHEN 1500 QYTETARË NË DY JAVË
Artikulli tjetërSTAR TREND – Elektra Haxhia Çapaliku