Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci ka qenë i pranishëm në Zogaj ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës. Gjatë bisedës me një nga zonjat artizane që prodhojnë qilima, Becit i është kërkuar që të ndërhyhet për rrugën e Zogajve madje me dyshimin nëse premtimi do të mbahet.
Gjatë takimeve me banorët, kandidati socialist evidentoi marrëveshjen e nënshkruar për hapjen e një pike kufitare në Zogaj si dhe planin e afërt për rindërtimin e aksit rrugor Shirokë – Zogaj me dy korsi.
Kjo pikë turistike do të hyjë në prioritetet e këtij 4 vjeçari pas punimeve të kryera për të rehabilituar qendrën e Shirokës.