DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka kanosur një punonjës policie dhe ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. N., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit malazez E. B., 33 vjeç dhe M. P., 34 vjeç, të dy banues në Tuz, Mali i Zi, pasi janë kapur nga punonjësit e Policisë Kufitare të SPKM Grabom, duke hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakOPERACIONI ‘METAMORFOZA’/ SPAK SEKUESTRON PASURINË ME VLERË RRETH 1 MLN EURO TË ISH-SHEFIT TË OPERACIONALES OLTION BISTRIT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 31.01.2024