Policia vijon ndalimin e refugjatëve që tentojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE dhe arrestimin e personave që i trafikojnë duke u dhënë ndihmë të paligjshme për kalimin e kufirit.

Ditën e sotme janë arrestuar katër persona në Shkodër për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit
Bashkim Alijaj 35 vjeç banues në Tiranë
Halil Hafuzi 43 vjeç banues në Shkoze Tiranë
Gentjan Boçku 43 vjeç banues në Bathore Tiranë
Adem Çela 32 vjeç banues në Bathore Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër u kapën duke transportuar 15 refugjatë të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e emigrantëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDOSJA E SPILLESË, NË GJYKATË. TJETËRSIMI I TOKËS NË BREGDET, AKUZOHEN 9 ISH-ZYRTARË
Artikulli tjetërMERCEDES GLC 2019 NXJERR MODELIN E RI, DUKET SE ËSHTË GATI PËR PRODHIM (FOTO)