Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe venien e tyre para përgjegjësisë penale.Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i denuar me 3 vite burg.
Me datë 01.07.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim:
Pal Pepaj, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka denuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.