Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi policia kufitare ka parandaluar dhe goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Efektivët kanë arrestuar në flagrancë një 27 vjeçar, i cili tentoi të trafikonte në drejtim të Malit të Zi, 20 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.Forcat e policisë kanë vënë në pranga shtetasin Denis Kurtmemaj.

Në njoftimin e bërë policia tregon se Shëbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një mjet të dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Ddrejtorinë Vendore të Policisë Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Denis Kurmemaj, 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe. 27 vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” mbetur në tentativë.

Pika e kalimit kufitar në Muriqan dhe ajo në Hanin e Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi vijojnë të mbeten problematike sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike apo tentativave që bëhen.

Shpesh herë policia kufitare, ajo shqiptare dhe malazeze kanë goditur grupe të ndryshme të trafikimit apo individ si në rastin konkret për sërish tentativat për kalimin e drogës drejt shtetit fqinj përmes Shqipërisë dhe më pas vendeve të Bashkimit Europian mbeten një shqetësim.

Kohët e fundit përmes pikave kufitare por edhe në mënyrë ilegale përmes liqenit të Shkodrës mendohet se janë mbi një ton drogë të cilat janë trafikuar drejt Malit të Zi dhe më pas shteteve të BE. Policia malazeze dhe shqiptare ka shtuar masat duke bërë edhe arrestime por përsëri shqetësimi është serioz për këtë çështje.

Artikulli paraprakSHKODËR, SI I SHPËTOI ZJARRIT NËNA ME TRE FËMIJË
Artikulli tjetërSHKODËR-LEZHË, LIROHEN HAPËSIRAT PUBLIKE NË PLAZHE