Më datën 23.09.2015, nga forcat e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe ZQK Interpol Tirana, është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar: Valter VATHAJ, 48 vjeç, banues ne Shkoder.

(Viktor VATHI, lindur më 10.07.1967, Viktor VATHAJ, Anton PRENGA, Victor Pren VATTAJ,), i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit nr. 1795/03 RG.GIP, datë 17.01.2005, për kryerjen e veprës penale të: “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin, trafik qëniesh njerëzore”. ” Pjesmarrje ne organizatë kriminale”. “Shkelje e ligjit mbi emigracionin”, vepra penale të parashikuara nga nenet 81, 110, 416 të Kodit Penal Italian dhe seksioni 12 i Ligjit 286/98. Arrestimi i tij u be me qellim ekstradimin e tij per ne Itali.

Artikulli paraprakMYFTIU MUHAMED SYTARI NË “STUDIO E HAPUR”
Artikulli tjetërARRESTOHEN NE FLAGRANCE DY POSEDUESIT E ARMEVE DHE DROGES