Janë organizuar sot në Shkodër karnavalet “Gjallë e për gazep”. Shoqata kulturore “Zef jubani” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër sollën edicionin e 161, kësaj here ndryshe nga vitet e tjera. Festa e karnavaleve u organizua brenda një dite, në një karvan që shëtiti në rrugët kryesore të qytetit. Artistët e teatrit “Migjeni” përcollën mesazhe të ndryshme lidhur me politikën dhe problemet e ndryshme sociale.Organizatori Gjon Stefa shpjegoi titullin e këtij festivali.
Mbyllja e karnavaleve “Gjallë e për gazep” u bë në sheshin “Nënë Tereza”. I gjitha aktiviteti tërhoqi vëmendjen e qytetarëve ndërsa në fund u bë djegia e dordolecit.