Karnavalet janë zhvilluar edhe në mjediset e famullisë “Shën Shtjefni” në Shkodër duke krijuar një atmosferë ndryshe nga ditët e zakonshme. Shumë fëmijë mbushën oborrin e famullisë duke marrë pjesë në një aktivitet artistiko-kulturor.
Përpara nisjes se pjesëvë të përgatitura nga fëmijët dhe të rinjtë, famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj dha një mesazh
Pas festave që përmbyllen me karnavalet, besimtarët e krishterë do të përgatiten për krezhmet tha famullitar Palaj duke i paraprirë kështu festës së shenjtë të Pashkës.
Oborri i famullisë “Shën Shtjeni” pranë katedrales që mban të njëjtin emër u zbukurua nga numri i madh i fëmijëve të veshur me kostume e maske të ndryshme si dhe të pikturuar duke u dëfryer në atë pasdite ndryshe për ta.