Gjatë kësaj periudhe, në spitalin rajonal të Shkodrës janë regjistruar katër raste të fëmijëve të infektuar me COVID-19. Shefja e departamentit të pediatrisë, Greta Naraçi thotë se krahasuar me një vit më parë ka patur rritje të rasteve. Gjendja shëndetësore e fëmijëve ka qenë e qëndrushme bën të ditur mjekja, ndërsa thotë se shumica e fëmijëve të infektuar janë në çerdhe ose kopështe

Ndërkohë, mjekja pediatre Greta Naraçi këshillon prindërit të mos presin 3-5 ditë nëse fëmijët e tyre shfaqin simptoma të infektimit, por të drejtohen menjëherë te mjeku.

Përhapja edhe e viruseve të tjera tek fëmijët e bën edhe më të vështirë vlerësimin e tyre nëse janë të infektuar me koronavirus, për shkak të simpromave të ngjashme. Mjekët bëjnë me dije se deri tani situata vijon të mbetet nën kontroll dhe se fëmijët e infektuar nuk kanë shfaqur klinika të rënda.

SHKODËR, KATËR FËMIJË TË INFEKTUAR ME COVID-19

 

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ BERISHA ME MBËSHTETËSIT SHKON NË PD
Artikulli tjetërSHKODËR, DEMOKRATËT PËRKUJTOJNË TË NDARË 13 DHJETORIN