Këmbësorët në qytetin e Shkodrës vijojnë të mos zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor pavarësisht ligjit për gjobitjen ndaj tyre. Pas një vëzhgimi të bërw nga Star Plus, qytetarët vihen re ndërsa kalojnë në mes të rrugës edhe në rastet kur vijat e bardha të dedikuara janë vetëm pak metra larg. Një pjesë e qytetarëve shprehen se janë pro vendimit për të vendosur gjoba ndaj këmbësorëve që nuk kalojnë në vijat e bardha, pasi në këtë mënyrë shmangen edhe aksidentet.

Si shkak i mos respektimit të vijave të bardha nga këmbësoret, shpesh herë janë regjistruar aksidente në rrugët e qytetit të Shkodrës. Ndaj masa për vendosjen e gjobave ndaj këmbësorëve, është marrë me qëllim për të parandaluar aksidentet e mundshme me qëllim sensibilzimin e të gjithë qytetarëve të cilët nuk zbatojnë rregullat.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E QEVERISË, NDRYSHON BUXHETI 2024, METE: GARANCI SOVRANE 4 MLD LEKË PËR FASONËT
Artikulli tjetërRRITET INTERESI PËR LIBRIN NË LEZHË