Dy të rinj nga qyteti i Shkodrës janë arrestuar nga policia në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shkodrës.

Sic mësohet ata kishin kërcënuar një vajzë se do ti publikonin në rrjetin social “Facebook” disa foto dhe video të saj intime.Menjëherë vajza identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye hetimi ka bërë kallëzim në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka bërë arrestimin e tyre.Sipas të dhënave të policisë në pranga kanë rënë shtetasit Nikolin Gurraj 25 vjec dhe Emiljano Shkambi 21 vjec të dy banues në Shkodër. Mësohet se dy të rinjtë i kanë thënë vajzës që të paguante shumën 1000 euro në të kundërt do i publikonin fotot.Pasi kanë marrë informacion lidhur me identitetin e autorëve agjentët e policisë janë hedhur në veprim duke bërë kështu arrestimin e tyre mesditën e kësaj të Henë në qendër të qytetit.Të rinjtë në momentin që janë arrestuar nuk kanë bërë rezistencë.Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtërnguar me anë të kanosjes vajzën duke i kërkuar shumën e 1000 eurove me qëllim për të mos i publikuar fotot dhe videot intime që ishin private të vajzës.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 30.05.2016
Artikulli tjetërDAR SHKODËR, GATI PËR PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE