Rruga e Komanit e cila prej 30 vitesh është lënë në harresë vitin e ardhshëm mund të jetë pjesë e një projekti për rikonstruksion. Investimin në atëaks të rëndësishëm rrugor që të çon në liqenin e Komanit e bëri të ditur në një takim të zhvilluar në Shkodër drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike në Shqipëri Benet Beci.

Takimi i kreut të KESH në Shkodër u bë me kryetar të bashkive të qarkut Shkodër dhe përfaqësues të institucioneve të tjera duke prezantuar strategjinë e përgjegjësisë sociale të KESH. Përveç rrugës së Komanit drejtori Beci bëri të ditur edhe disa projekte të tjera si prodhimi i energjisë përmes paneleve diellore në Vau Dejës.

Drejtori Beci tha se ka edhe disa projekte të tjera që KESH do i mbështesë dhe që lidhen me turizmin, infrastrukturën apo efiçencën e energjisë elektrike.

Deri më tani në radhët e KESH ka munguar strategjia e përgjegjësisë sociale ndërsa tashmë bashkitë përreth kaskadës së lumit Drin do të mbështeten me projekte të ndryshme zhvillimore të financuar nga KESH.

Artikulli paraprakREZULTATET PARAPRAKE, JA SI KANË VOTUAR AMERIKANËT NË TË GJITHA SHTETET
Artikulli tjetërSHKODËR, MUNGOJNË HAPËSIRAT PUBLIKE PËR INVALIDËT