Postimi i kryetares se Keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadija.
Kënaqësi të mirëprisnim në sallën e këshillit miq të veçantë. Të veçantë në nivel intelektual dhe kulturor.
Profesorë universiteti, trajnere dhe trajner futbolli, basketbolli por edhe të disiplinave të tjera sportive, gazetarë, punonjës administrate të cilët ndanë eksperiencën e asaj që me shumë mund kishin arritur të ndërtonin në vendin e tyre por njëkohësisht treguan dhe eksperiencen e vështire të braktisjes dhe largimit të detyruar nga marrja e pushtetit nga talebanët.
Ndanë ekspëriencën me të cilën u përballën në vendin që i mirëpriti dhe shprehën njëkohësisht dëshirën për t’ u përshtatur me realitetin e ri madje dhe për të dhënë kontributin e tyre në fushat respektive profesionale.
Shkodra, me historinë dhe sitet e saj historike, traditën mikpritëse dhe dashamirësinë për miqtë u kishte lënë mbresa të veçanta.
– Si ia keni dalë ju që historia juaj të mos përsëritet ashtu siç po përsëritet e jona?- pyeti njëri nga pjëmarrësit, gazetar me profesion.