Këshilli bashkiak i Shkodrës ka ndërmarrë një nismë për miratimin e një platforme për arsimin parauniversitar për shkak të disa problemeve që ka aktualisht. Anëtarja e këshillit Jona Leqejza u shpreh se mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me aftësi ndryshe është një shqetësim kryesor që duhet zgjidhur nga ana e bashkisë Shkodër.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj u shpreh në mbështetje të kësaj nisme për një platformë për arsimin parauniversitar ndërsa tha se një pjesë kryesore e vendimarrjes qoftë edhe për shkollat i përket vetë këshillit bashkiak.
Përveç fëmijëve me aftësi ndryshe, anëtarja e këshillit Blediana Nika, ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër bashkë me dy këshilltaret Leqejza dhe Nersada Mandija folën edhe për mungesën e infrastrukturës në shkollat e Shkodrës.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër Dedaj u shpreh se bashkia e di gjendjen e shkollave që është trashëguar ndërsa riktheksoi se buxheti i bashkisë miratohet nga vetë anëtarët e këshillit ku bën pjesë edhe arsimi.