Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës përveç projekt vendimit për nivelin e zhurmave në mjedis dhe oraret deri kur mund të lejohet që lidhet kryesisht me jetën e natës në lokale në sezonin veror. Këshilltarja Nersada Mandija kërkoi që të shtyhet për të zhvilluar më parë një dëgjesë publike.

Prefektura e qarkut Shkodër ka kthyer mbrapsht vendimin e miratuar më përpara për rritjen e nivelit të pagave në bashkinë Shkodër. Kjo pikë u miratua por me disa ndryshime ndërsa këshilltarja Jona Leqejza tregoi disa disa prej problematikave.

Në këtë mbledhje u miratuan qeratë tek ish konvikti i shkollës veterinare dhe familjet që qëndruan jashtë për shkak të një zjarri të rënë kohë më parë. Drejtori i shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Filip Vila tha se në atë ndërtesa janë 23 familje që përfitojnë.

Ndërkohë godina e re për romët dhe egjiptianët në lagjen Skenderbeg nuk është vënë ende në funksion u shpreh drejtori Vila sepse OSHEE nuk ka mundësuar ende instalimin e matësve elektrik.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës që lidhen me ndryshimin e disa emrave të rrugëve dhe fondi prej 6% për ndihmën ekonomike u miratuan.

Artikulli paraprakHOT I RI, DREJT FUNDIT RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS
Artikulli tjetërKRIMET NË SHKODËR, KËSHILLTARI: QYTETI SI NË 1997