Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Një prej temave të diskutuara ishin pika 4 dhe 5 që kanë të bëjnë me nisjen e hartimit të projektit të strukturës të sistemit rrugor ku përfshihen dy zona të rëndësishme të qytetit të Shkodrës që janë zona historike nga truma e dugajve të reja, Gjuhadoli, shkolla pyjore, tek busti i

Prekë Calit ndërsa zona e dytë përfshin nga rrethrrotullimi tek ish dega, tek busti i Isa Boletinit dhe kap edhe rrugicën e Arrës së Madhe që u prezantuan nga kryebashkiakja Voltana Ademi dhe që janë një konfirmim i rrugëve aktuale por edhe akseve të reja që mund të jenë ndërtuar në vite dhe që i jep mundësi banorëve dhe bizneseve të ndërhyjnë në objektet e tyre.

Anëtari i këshillit bashkiak Luan Heta u shpreh se nuk është kundër këtij projekti por kërkoi që më parë të mbyllen me investime infrastrukturore disa zona të tjera periferike që thuajse çdo vit kanë probleme emergjente kryesisht gjatë dimrit.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak u miratuan këto dy harta të sistemit të rrugëve ndërsa është miratuar edhe fondi i ndihmës ekonomike prej 6%, një plan shtesë në buxhetin e bashkisë, ndërkohë janë shtyrë bursat për nxënësit e shkollave të mesme si dhe dhënia me qera e një territori 40 metër katror.

 

Artikulli paraprak“RRETHRROTULLIMI NË XHABIEJ PËRMBYT”, ADEMI: E KA ARRSH
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS, ZBATOHET PROJEKTI USIA I BE-së