Këshilli i bashkisë Shkodër në mbledhjen e radhës miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës. Për shkak edhe të afrimit të fushatës elektorale, këshilltarët e majtë vendosën të zhvillojnë një mbledhje të qetë. Një prej projektvendimeve të miratuara është subvencioni i qerasë për vitin 2022 për 54 familje nga 27 që ishin një vit më parë.

Një tjetër pikë e miratuar është shpronësimi i banorëve për rikonstruksionin e rrugës së Korpusit në Shkodër në vlerën e afro 8 milion lekëve.

Punonjësit dhe drejtuesit e konvikteve në Shkodër morën një lajm të mirë, miratimin për rritje pagash që në fakt duhej të ishte bërë që vitin e kaluar.

Tek diskutimet e lira këshiltarja Tereza Brigja u interesua për udhëtimin në Vjenë të anëtarë të këshillit bashkiak dhe kryebashkiakes që bëhet çdo vit.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratuan edhe disa pika të tjera si fondi prej 6% i ndihmës ekonomike dhe shkollës së Oblikës iu vendos emri Idriz Hoxha.

 

Artikulli paraprakSHKODËR – KOPLIK, BANORËT: 20 AKSIDENTE NGA JANARI
Artikulli tjetërSHKODËR, MAKINA AKSIDENTON KARROCËN ME GOMAR