Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Kësaj here u arrit që të miratohet projektvendimi për taksat dhe tarifat vendore për 2019-ën me dy ndryshime u
ulet me 30% taksa e ndërtesës në njësitë administrative dhe një ulje ka edhe për vendosjen e tabelave të reklamave. Disa prej këshilltarëve e cilësuan të çuditshme uljen e taksës së ndërtesës.
Një pretendim nga këshilltarët ka edhe për një taksë tjetër në njësitë administrative.
Në fund këshillit bashkiak miratoi taksat dhe tarifat vendore për 2019-ën. Një diskutim u bë edhe për 5 prona të cilat më përpara kanë qenë pronë e bashkisë por 28 vitet e fundit janë privatizuar përpara se të bëheshin ndryshimet ligjore dhe tashmë bashkia është e detyruar që t’i heq nga inventari i saj.
Nga ana tjetër këshilltarët kërkuan që për prona të tjera që ende nuk janë të zëna bashkia Shkodër t’i regjistrojë dhe t’i administrojë.
Kjo pikë e dytë e rendit të ditës që ishte edhe e fundit u shty për një mbledhje tjetër pasi këshilltarët nuk ishin unanim për ta miratuar duke kërkuar më përpara një tip dëgjese për këtë çështje.