Nxënës të klasave të pesta të shkollës “Ndre Mjeda”, vizituan sot mjediset e Bashkisë së Shkodrës. Ata kanë mbushur sallën e Këshillit Bashkiak, ku për rreth një orë, ishin “këshilltarët bashkiakë” që i bënë pyetje kryetares Voltana Ademi dhe sekretarit Suel Hadri.
Ajo çfarë konstatohet me kënaqësi në takime të tilla, është informacioni që nxënësit kanë për Bashkinë e Shkodrës, funksionimin e saj, atë çfarë ofron ajo për qytetarët.
Kryebashkiakja Ademi, u është përgjigjur shumë pyetjeve, duke shpjeguar më në detaje funksionimin e qeverisjes vendore.Natyrisht në fund, fotografitë e rastit, një kujtim i veçantë në sallën e Këshillit Bashkiak dhe me kryetaren e Bashkisë Ademi.