Këshilli i ri i bashkisë Shkodër që u konstitua mes një zhurme të madhe nuk do të jetë thjeshtë formal siç e mendojnë një pjesë e konsiderueshme. Mësuesi Sokol Zaimaj është një prej tyre i cili përfqëson Partinë Socialiste dhe ka zgjedhur të jetë pjesë e këshillit për t’i dhënë një impuls tjetër në shërbim të qytetarëve

Në këshillin e ri një numër të konsiderushëm zënë edhe të rinjtë. Kiara Cubi është një prej tyre, studente në fakultetin e drejtësisë në Shkodër, është 22 vjeçe dhe tregon se kandidimin në Partinë Social Demokrate e ka pritur me entuziazëm

Dy nga 51 këshilltarët e rinj Sokol Zaimaj dhe Kiara Cubi tregojnë se do të jenë një zë i rëndësishëm në këshillin bashkiak të Shkodrës. Zaimaj preferon çështjet që nga mjedisi dhe deri tek zgjidhja për Vllazninë ndërsa Kiara Cubi ndër të tjera do jetë një zë i problematikave që të rinjtë kanë.

Këshillin e ri Zaimi e sheh me pozitivitet ndërsa Cubi jep edhe një mesazh.
Pavarësisht se këshilli ri bashkiak i Shkodrës ka pothuajse një ngjyrim politik kjo nuk do i pengojë këshilltarët e rinj që të diskutojnë dhe debatojnë për çështje dhe pikëpamje të ndryshme

Mbledhja e radhës e këshillit të ri bashkiak pas asaj të konstituimit do të jetë pasi KQZ t’i sjellë një përgjigje prefekturës së qarkut Shkodër se si duhet vepruar me postin e kryetarit të bashkisë Shkodër, nëse duhet të qëndrojë Voltana Ademi apo të emërohet një nga zëvendëskryetarët aktual.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-ISLANDË, FSHF PUBLIKON ÇMIMET E BILETAVE
Artikulli tjetërTHETH, ARRESTOHET 24-VJEÇARI QË TERRORIZOI TURISTËT