Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak anëtari Arbis Vjerdha debatoi me nënkryetaren e bashkisë Shkodër Emilia Koliqi lidhur me rregulloret për shërbimet e bashkisë që sipas Vjerdhës mungojnë prej 30 vitesh
Në diskutimet e lira që ishte pika e fundit e rendit të ditës këshilltarët shprehën disa problematike si mungesa e energjisë në kopështin e Dobraçit, problemet me tregjet apo edhe mungesa e infrastrukturës në disa zona të ndryshme
Këshilltari Vjerdha ngriti edhe çështjen e stadiumit “Loro Boriçi” duke qenë se nuk marrë përgjigjen e duhur nga bashkia për një kërkesë se cila është arsyeja që nuk i jepen mjediset ekipeve të ndryshme për të bërë palestrat
Pyetjet dhe problematikat e shtruara nga këshilltarët në diskutimet e lira do të marrin përgjigje me shkrim nga ana e bashkisë Shkodër gjë për të cilën këshilltarët nuk ishin shumë dakord duke kërkuar më shumë transparencë.