PROGRAMI I SPORTIT NË BUXHETIN E BASHKISË SHKODËR QË U MIRATUA NGA KËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS NUK KA MENAXHIMIN E DUHUR PËR TË SIGURUAR REZULTATE TË LARTA NGA EKIPET E “SPORT KLUB VLLAZNIA”.
NJË GJË TË TILLË E THA KRYETARI I KOMISONIT TË SPORTIT DHE ANËTARI I KËSHILLIT OLTION LULI. SIPAS TIJ EDHE KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA NUK KA NJË STRATEGJI ZHVILLIMI DHE KA DËSHTUAR GJITHË KËTO VITE NDËRSA KËRKOHET NDËRTIMI EDHE I MUZEUT TË SPORTIT DHE NJË QENDRE OLIMPIKE.