Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Nersada Mandija e ka quajtur të pafalshme devijimin e projektit në rrugën “Lekë Dukagjini” në qytetin e Shkodrës, një investim ky i bashkisë Shkodër.
Projekti sipas anëtarës së këshillit është bërë sepse pasi kanë nisur punimet një banor pretendon se një pjesë e tokës është pronë e tij. Pjesës tjetër të banorëve u është thënë që do të asfaltohet vetëm gjysma e oborrit përpara pallatit gjë për të cilën ata nuk janë dakord duke i bërë një shkresë edhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës, përveç kryebashkiakes Voltana Ademi.
Projekti shprehet këshilltarja Mandija është ndryshuar brenda natës.
Punimet janë ndërprerë për shkak të këtij problemi ndërsa anëtarja e këshillit thotë se do t’i shkojë deri në fund kësaj çshtje.
Më përpara banorët e asaj zone zhvilluan një protest lidhur me këtë problem por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete për asafaltimin e të gjithë oborrit para pallatit siç ka qenë i parashikuar projekti fillimisht.