“Kodi I etikës së gazetarit” ka qenë tema e seminarit të organizuar në Departamentin e degës Gazetari-Komunikim, në fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Përfaqësuesi i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, shprehet se përmes këtij seminari studentët do ta kenë më të thjeshtë të ushtrojnë profesionin në të ardhmen.
Cukali shprehet se media e ka humbur etikën e raportimit gjatë kohëve të fundit.
Në Departamentin e degës Gazetari-Komunikim të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, shpesh herë organizohen seminare informuese dhe trajnime të cilat ofrojnë me tepër studentët me tregun e punës, duke I orientuar drejt etikës profesionale në media.