Ministria e Financave ka bërë publike listat e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik për pagesën e këstit të tretë. Zenel Drangu kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politik në Shkodër në bazë të listave të publikuara ka treguar se sa famiilje përfitojnë nga Shkodra.
Kreu i ish të përndjekurve Drangu e ka quajtur procesin e dëmshpërblimit shumë të vonuar për shtresën e ish të përndjekurve.
Përjashtimin e të internuarve nga skema e dëmshpërblimit Drangu e cilësoi si të padrejtë.
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politik edhe pse i vonuar tashmë do të ndahet për 10 mijë trashëgimtarë. Ata që kanë emrat në listë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda 3 muajve.