Shkodra është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta që e karakterizojnë dhe terrenit të thyer.Megjithatë numri i zjarreve këtë vit është më i vogël sesa vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i repartit të shërbimit zjarrfikës në Shkodër Agron Dibra i cili thotë se nga periudha 1 Qershor deri me 30 Shtator në territorin e bashkisë Shkodër janë konstatuar 103 vatra zjarri më pak sesa viti i kaluar

Dibra tregon se ndër zonat më të rrezikuara ka qënë Mali Hebe në njësinë administrative Bërdicë

Rënia e numrit të vatrave të zjarrit ka ndodhur edhe për shkak të ndërgjegjësimit të banorëvë të cilët në të shumtën e rasteve bëhën shkaktarë të zjarreve të qëllimshme për të hapur kullota të reja

Trupat e shërbimit zjarrfikës të Shkodrës janë në gatishmëri për cdo lloj situate.Megjithatë nga shteti për këta heronj kërkohet më shumë vemëndje pasi nuk kanë kushte të favorshme për punë.Ata i gjen në punë gjatë festave dhe në fundjavë.

Artikulli paraprakSHKODËR, LËVIZ ALBANIA TAKIM ME SHOQËRINË CIVILE
Artikulli tjetërSHKODËR, PANAIR ME PRODUKTE BUJQËSORE E BLEGTORALE