Kanë mjaftuar pak orë me reshje shiu që një pjesë e madhe e rrugëve të qytetit të Shkodrës të mbulohen nga prania e madhe e ujit, kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve në rrugë.

Mëngjesi për fëmijët e lagjes Mark Lula ka qenë tejet i vështirë, pasi një pjesë e madhe e tyre, pavarësisht pellgjeve me ujë, u janë drejtuar në këmbë ambienteve të shkollave. Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht apelit të herëpashershëm në media. E njëjtë është situata edhe në rrugën e banesave pranë ish repartit ushtarak. Fëmijët e 80 familjeve në këtë zonë u drejtohen në këmbë shkollave Ndoc Mazi dhe Edith Durham, megjithatë situata për ta është vështirësuar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit. Edhe në disa prej rrugicave përballë Spitalit Rajonal të Shkodrës, situata nuk është aspak premtuese. Rrugët janë mbuluar nga uji, pasi kanalizimet janë inekzistente. Për banorët e lagjeve përreth rrugës Et’hem Kazazi pranë unazës perëndimore të qytetit të Shkodrës situata ka njohur përkeqësim. Gropat e rrugës që deri dje ishin të thara, sot na ofrojnë një panoramë ndryshe. Në rrugën Franc Baron Nopça situata është më shumë se problematike. Qindra nxënës që drejtohen për në shkollë kanë përballë gropa me ujë që shpeshherë arrijnë deri në 30 cm thellësi. Një situatë kjo që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht se kemi të bëjmë me një rrugë dytësore në qendër të Shkodrës.

Artikulli paraprakDROGA SHQIPTARE, HUFFINGTON POST SHKRUAN !
Artikulli tjetërBASHA: SIPËRFAQJA ME KANABIS ËSHTË 5-FISHUAR NË VETËM 17% TË TERRITORIT