Shoqnia Kulturore “Ilyricum”, miq të Françeskut ka organizuar një koncert artistiko-letrar. Përveç besimtarëve dhe klerikëve i pranishëm ishte edhe arqippeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra.

Mbrëmja pati edhe pjesë për veprën e shenjtë të Zotit, lindjen e Jezu Krishtit
Koncerti artistiko-letrar u pasurua nga kori i Kishës së Shën Françeskut i drejtuar nga kompozitori Zef Çoba ndërsa pjesë janë artistë të njohur të Shkodrës.

Kori interpretoi disa pjesë të njohura shqiptare dhe të huaja.

“Betlehemi i Gjallë” u vendos në oborrin e “Illyricum” me të cilin përfundoi kjo natë festive. At Aurel Gjerkaj, drejtues i kishës françeskane në Shkodër uroi që festa e shenjtë e Krishtlindjes të mbizotërojë kudo në shtëpinë e gjithsecilit.

Koncerti artistiko-letrar i kishës françeskane ndezi edhe më shumë atmosferën festive për Krishtlindjen.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI EDI RAMA FLET PAS MBLEDHJES SË KRYESISË SË PS: JA ÇFARË U DISKUTUA
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT, MBI 10 MIJË PERSONA KTHEHEN PËRMES PORTIT TË DURRËSIT