Kisha Ortodokse në Shkodër ka mirëpritur takimin e dytë të Javës së Lutjes për Bashkimin e të krishterëve.

Pas kishës françeskane, kësaj here të krishterët u mblodhën tek kisha ortodokse. Gjatë fjalës së tij famullitari i kishës ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani tha se indifirentizmi është shkatërrimi i kishës dhe i çdo besimtari.

Tema e Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve është që të jemi më të drejtë. Arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra tha se edhe Shqipëria ka nevojë që të jetë më e drejtë.

Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve mbahet prej më shumë se një shekulli në të gjithë botën dhe synon përfarimin dhe pranimin e njëri-tjetrit duke lënë pas pakënaqësitë apo ndasitë që mund të lindin për çështje të ndryshme

Artikulli paraprakFSHATI BARDHAJ, NË ERRËSIRË SA HERË BIE SHI
Artikulli tjetërMAZRREKU, FSHATI QË KA MBETUR SI NË MESJETË