Myftinia Shkodër në festën e shenjtë të Kurban Bajramit ka pritur vizitat e rastit në përfaqësues të klerit, autoriteteve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Në këtë ditë të shenjtë, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra në emër të komunitetit katolik uroi besimtarët musliman të Shkodrës dhe më gjërë.

Një vizitë dhe urim pranë myftinisë Shkodër bëri në emër të besimtarëve ortodoks At Aleksandër Petani.

Gjatë vizitave të rastit përfaqësuesit e klerit ndanë disa momente me njëri-tjetrin duke diskutuar edhe për harmoninë dhe një të ardhme më të mirë për shkodranët dhe shqiptarët.

Artikulli paraprakSHKODËR, BESIMTARËT FALIN NAMAZIN E KURBAN BAJRAMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, AUTORITETET VENDORE UROJNË KURBAN BAJRAMIN